Në kuadër të realizimit të projekteve kapitale, përkatësisht të rregullimit të infrastrukturës rrugore, në fshatin Burim të Komunës së Malishevës, ka filluar hapja dhe rregullimi i disa rrugëve në lagjet e këtij fshati.
Punimet në këto rrugë i ka parë nga afër edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i cili ishte i shoqëruar edhe asamblisti Avdi Morina, që vije po nga ky fshat.
Nënkryetari Berisha është takuar edhe me banorët e këtyre lagjeve, të cilët i ka uruar për rregullimin e rrugëve.
“Rregullimi i Infrastrukturës, vazhdon të mbetet një prej prioriteteve tona si qeveri komunale, pasi rregullimi rrugëve, ka ndikim të drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve. Për këtë qëllim, edhe këtu kemi filluar me hapjen e këtyre rrugëve, ku po bëhet zgjerimi i tyre dhe së shpejti do të përgatiten për asfaltim”, ka thënë Berisha.
Rregullimi i rreth një kilometri rrugë në lagjet e fshatit Burim, mundësohet nga buxheti i Komunës së Malishevës.