Në hapësirat e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren gjatë ditës së djeshme ka filluar dezinfektimi i përgjithshëm.
Komuna e Prizrenit përmes një njoftimi ka bërë të ditur se ky aksion qëllimi i të cilit është mbajtja e hapësirave përkatëse pastër dhe të sigurta, do të vazhdojë edhe në të gjitha Qendrat e Mjekësisë Familjare.






