Home SPORT Juventusi përgatit ofertën e re për Locatellin

Juventusi përgatit ofertën e re për Locatellin

0
Juventusi përgatit ofertën e re për Locatellin

Juventusi thuhet se po përgatit një ofertë të re për të nënshkruar me Manuel Locatelli nga Sassuolo, por një takim midis dy klubeve nuk është caktuar ende.

23-vjeçari është në krye të listës së blerjeve të verës nga Bianconerët, por ata ende nuk kanë arritur një marrëveshje me Sassuolon.

Çmimi i kërkuar i Sassuolos është 40 milionë euro, një kërkesë që Juventusi mund të përmbushë vetëm duke përfshirë një nga lojtarët e tyre të rinj në një ofertë huazimi me mundësi ose detyrim blerje.

Lexo po ashtu:
Sassuolo ia tregon Juventusit formulën për transferimin e Locatellit
Sassuolo ia tregon Juventusit formulën për transferimin e Locatellit
Ndërsa Radu Dragusin duket të jetë favoriti për të kaluar në Stadio Mapei në marrëveshje, Juventusi dhe Sassuolo janë ende duke negociuar ofertën e parave që Zonja e Vjetër duhet të vendosë në tavolinë.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Sassuolo presin një ofertë huazimi prej 5 milionë eurosh me mundësi blerje për 20 milionë euro tjera që do të paguhet deri në vitin 2023 dhe bonuse rreth 7 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here