- Reklama -

Ju shqetëson lodhja nga adrenalina: Jeni vazhdimisht të përgjumur, nuk keni energji? Arsyeja është kjo!

Kur lodhja bëhet tashmë një gjendje e sëmurë me të cilën duhet të përballeni në mënyrë të veçantë? Lexoni!

Rastet e lodhjes nga adrenalina po bëhen gjithnjë e më të shpeshta, ndërsa mjekët ia atribuojnë kohëve të fundit veçanërisht ndikimit të coronavirusit.

- Reklama -

Kjo lloj lodhjeje vërehet te personat që janë nën stres fizik ose mendor për një kohë të gjatë, ose që të dy ndikojnë bashkë, transmeton Telegrafi.

Simptomat përfshijnë:

▪ lodhje të zgjatur ose të tepruar që nuk largohet edhe kur flemë gjumë
▪ zgjimi i vështirë në mëngjes, por gjithashtu vështirë për të fjetur gjumë gjatë natës
▪ varësia nga stimuluesit si kafeina ose sheqeri
▪ nevoja e papritur për ushqim shumë të kripur ose shumë të ëmbël
▪ ndryshime të papritura të humorit
▪ nervozizëm të lehtë
▪ jorezistencë ndaj stresit.

Në bazë të këtyre gjendjeve qëndron efekti që stres ka në gjëndrat mbiveshkore nuk arrijnë të koordinojnë punën e tyre.

Në një gjendje stresi akut, trupi pezullon të gjitha funksionet, përveç atyre që janë thelbësore për ruajtjen e jetës, ngrënien, gjumin dhe pushimin. Gjatë kësaj kohe, kortizoli i ngritur kronikisht ka një sërë efektesh negative në shëndet – në imunitet, fertilitet, gjëndrën tiroide, traktin tretës.

Për t’u rikuperuar sa më shpejt nga këto çrregullime, është e nevojshme të filloni sa më shpejt aktivitetin fizik – është e nevojshme të ecni të paktën 20 deri në 30 minuta në ditë.

Mbështetja emocionale është e një rëndësie të madhe – vendosni një ritëm të rregullt kontaktesh me miqtë dhe të afërmit e dashur sa më shpejt të jetë e mundur.

Gjithashtu, ndihmoni organizmin me suplementet përkatëse, para së gjithash vitaminën C, e cila ndihmon në harmonizimin e punës së gjëndrave mbiveshkore.

Bimët adaptogjene janë gjithashtu të dobishme, të tilla si ginseng dhe rrënja e artë (rhodiola rosea), ndërsa rrisni marrjen e perimeve me rrënjë dhe kërpudhave nga ushqimet.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Çka preferohet të hamë për iftar? Flet nutricistja Rexhepi

Pjesa më e rëndësishme e muajit të Ramazanit është...

Ndryshimet klimatike mund të sjellin një kërcënim të ri për furnizimin global me gjak

Donatorët mund të preken nga sëmundjet e transmetueshme nëpërmjet...

Sot, shënohet Dita Botërore e Veshkave

13 marsi është Dita Botërore e Veshkave, një mundësi...

Pesë këshilla për të rritur mirëqenien dhe nivelin e energjisë nëse jeni duke agjëruar

Ramazani është një nga muajt më të rëndësishëm të...

Çka nënkupton një CRP e lartë në organizëm?

Proteina C reaktive, apo siç njihet CRP është një...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort