LAJME

Jona Hoxhaj kandidate për deputete nga dega e PDK-së në Prizren

Jona Hoxhaj kandidate për deputete nga dega e PDK-së në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Maj 2026, 21:10

Zëdhënësja e Komunës së Prizrenit dhe anëtarja e Partia Demokratike e Kosovës në Prizren, Jona Hoxhaj, ka bërë të ditur kandidaturën e saj për deputete në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit.

Përmes një shkrimi në facebook, Hoxhaj tha se në këto zgjedhje do të garojë me numrin 33 në listën e PDK-së, duke theksuar se kandidatura e saj vjen me synimin për të marrë përgjegjësi të reja politike.

Ajo u shpreh se zgjedhjet e fundit nacionale lanë “një shije jo të mirë”, jo vetëm për rezultatin, por edhe për atë që e quajti përpjekje për devijimin e procesit demokratik dhe qytetar.
Hoxhaj tha se Kosova ka nevojë për më shumë bashkëpunim, punë dhe përgjegjësi, ndërsa shtoi se po hyn në garë me bindjen për fitore.

“Fëmijët tanë meritojnë të rriten në një Kosovë ku kanë siguri, mundësi dhe arsye për të qëndruar këtu”, ka deklaruar ajo.

Në fund, Hoxhaj falënderoi kryetarin e Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, si dhe strukturat e PDK-së në Prizren për mbështetjen dhe besimin ndaj saj.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika