Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson ka arritur në kryeqytetin ukrainas Kiev.
I pari i qeverisë britanike raportohet se ka arritur në Kiev në vazhdën e disa vizitave të zyrtarëve evropian që po bëjnë në Ukrainë.
Johnson pritet që gjatë ditës të takohet me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, raporton skynews.





