Humanisti dhe drejtuesi i Shoqatës “ Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, ka njoftuar në facebook se ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me kryetarin e komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, për ndërtimin e pesë shtëpive për familjet nevojtare.
“ Jetimat e Ballkanit” në bashkëpunim me komunën e Dragashit do të ndërtojnë 5 shtëpi për familjet nevojtare

Postimi i plotë
Memorandum bashkëpunimi edhe me Dragashin! Bashkë me Kryetarin e Komunës së Dragashit, Z. Bexhet Xheladinin, sot nënshkruam marrëveshjen për ndërtimin e 5 shtëpive në këtë komunë, për familjet nevojtare. Komuna e Dragashit do të participon me shumën prej 8 mijë euro për secilën shtëpi, ndërsa pjesën tjetër donatorët, përmes shoqatës tonë. Bamirës, Zoti kurrë mos ju humbtë!
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

