Home LAJME Jep dorëheqje Arben Vitia

Jep dorëheqje Arben Vitia

0
Jep dorëheqje Arben Vitia

Arben Vitia ka dhënë sot dorëheqje nga posti i ministrit të Shëndetësisë.

Këtë Vitia e ka bërë të ditur përmes një konference për media.

Arsyeja e dorëheqjes së tij vjen pasi që Vitia është edhe kandidat për kryetar të Komunës së Prishtinës, për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, raporton FrontOnline.

“Më lejoni në fund të ju njoftoj për një vendim që e kam marrë. Unë sot po ë pëmrbyll angazhimin tim në këtë dëtyrë”, ka deklaruar Vitia.

“Unë do të jem kandidat për kryetar të Komunës Së Prishtinës. Është detyrë e jona që si qytetarë dhe aktivistë të VV-së të bëhet ajo që kërkohet nga ne”, ka shtuar Vitia.

“Detyra e ministrit të shëndetësisë është detyrë me privilegj në vete dhe me përgjegjësi të lartë. Mua mu dha besimi nga kryeministri Kurti dhe pata privilegjin t’i shërbej popullit në një kohë të vështirë. U jam mirënjohës për besimin e marrë dhe mbështetjen e dhënë. Kjo përvojë na ka transformuar të gjithëve pa përjashtim. Kjo ka qenë pasuria më e madhe që ka fituar si qenie njerëzore. Unë besoj fuqishëm se së bashku do të kalojmë këtë test nëse të gjithë bashkë e konsiderojmë këtë si sukses tonin”, ka thënë Vitia.

Vitia, kohë më parë në një konferencë për media ka deklaruar se nuk do të jep dorëheqje nga posti i ministrit, derisa kur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të gjejë zëvendësin e tij.

Vitia, është zgjedhur ministër i Shëndetësisë më 22 mars në ditën kur edhe është votuar Qeveria Kurti II, ndërsa të nesërmen më 23 mars ka pranuar edhe zyrtarisht detyrën./FrontOnline

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here