LAJME

Javën e ardhshme takohen kryenegociatorët për dialogun Kosovë-Serbi

Javën e ardhshme takohen kryenegociatorët për dialogun Kosovë-Serbi
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Nëntor 2021, 10:21

Në Bruksel javën e ardhshme do të mbahet takimi i radhës në kuadër të procesit të dialogut Kosovë-Serbi.

Sipas raportimeve, takimi në nivel të kryenegociatorëve do të jetë më 16 nëntor.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ditë më parë kishte deklaruar se në nivel të kryenegociatorëve do të ketë takim nga mesi i muajit nëntor, duke shtuar se nuk dihet data e saktë se kur do të jetë takimi i radhës mes tij dhe Vuçiç në ndërmjetësimin e emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak

Ndërkohë Serbia po këmbëngul se që Asociacioni të jetë temë e diskutimeve.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika