Është pezulluar protesta e Njësisë Speciale Intervenuese, asaj për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive dhe të tjerave brenda Policisë së Kosovës e paralajmëruar që të mbahet në mesditë.
Javën e ardhshme, Kurti i pret në takim Njësinë Speciale

“Deri te pezullimi i protestës ka ardhur pasi Drejtori i Përgjithshëm i PK-së, Gazmend Hoxha i shoqëruar nga menaxhmenti i PK-së, gjatë takimit me këto njësi u ka informuar se Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka premtuar që javën e ardhshme do t’i presë në takim zyrtar menaxhmentin e PK-se së bashku me përfaqësuesit e këtyre njësive, për t’i diskutuar kërkesat e tyre, respektivisht për të gjetur një zgjidhje”, konfirmon zyra për media e këtij institucioni.
Kështu, protesta e paralajmëruar për sot është pezulluar deri në ndonjë vendim tjetër.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

LDK zyrtarizon Osmanin për presidente, Abdixhikun për kryeministër

Osmani prezanton një tjetër kandidate për deputete

Rexhaj për bashkëpunimin e LDK-së me Vjosa Osmanin: Është koalicion i zorit

