Kjo javë do të karakterizohet nga mot kryesisht i vranët, me intervale të herëpashershme me diell. Sipas parashikimeve meteorologjike, vranësirat në disa zona do të shoqërohen edhe me fjolla të dobëta bore.
Temperaturat do të shënojnë rënie të ndjeshme, duke sjellë netë dhe mëngjese me acar, ndërsa era do të fryjë nga drejtime të ndryshme.
Autoritetet u bëjnë thirrje pjesëmarrësve në trafik për kujdes të shtuar, për shkak të ngricave, të cilat në viset e larta mund të jenë prezente gjatë gjithë ditës.





