LAJME

Java nis me mot të vranët dhe me diell, ngriten dhe temperaturat

Java nis me mot të vranët dhe me diell, ngriten dhe temperaturat
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Tetor 2025, 08:18

Kjo javë pritet të karakterizohet nga mot relativisht i qetë dhe me temperatura pranverore.

Sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë ditës së sotme temperaturat do të lëvizin nga -2 deri në 17 gradë Celsius.

“Moti i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale: -2 – 0°C. Temperaturat maksimale: 14-17. Era: Kryesisht nga jugperëndimi e lehte deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Ndryshe, temperaturat minimale gjatë javës do të lëvizin ndërmjet -2°C dhe 9°C, ndërsa ato maksimale ditore pritet të jenë në intervalin 13°C deri 22°C.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika