LAJME

Java nis me mot të ngrohtë dhe me diell

Java nis me mot të ngrohtë dhe me diell
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Prill 2026, 05:59

Java e re ka nisur me kushte të qëndrueshme atmosferike, duke sjellë mot kryesisht me diell dhe temperatura larta.

Sipas parashikimeve, situata meteorologjike mbetet e ngjashme me atë të javës së kaluar, por me një rritje të lehtë të temperaturave maksimale, si rezultat i forcimit të insolacionit.

Gjatë ditës pritet mot i kthjellët, ndërsa në orët e pasdites vranësirat do të jenë më të theksuara kryesisht në zonat malore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 10 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 19 deri në 22 gradë Celsius.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, me drejtim të ndryshueshëm.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika