LAJME

Java fillon me mot të vranët e mundësi për reshje bore

Java fillon me mot të vranët e mundësi për reshje bore
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Shkurt 2025, 06:57

Në Ditën e Pavarësisë, në Kosovë pritet të mbizotërojë mot i vranët, me mundësi për reshje bore.

Sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të lëvizin nga -4 deri në 2 gradë Celsius.

“Moti do të jetë kryesisht i vranët, me mundësi për fjolla bore. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -4°C deri në -1°C, ndërsa ato maksimale nga -2°C deri në 2°C. Do të fryjë erë nga veriu me shpejtësi 1-5 m/s”, njofton IHMK-ja.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës këshillon pjesëmarrësit në komunikacion të jenë të kujdesshëm për shkak të mundësisë së rrëshqitjeve në rrugë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika