Mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu pritet të mbajë në ditët e para të javës së ardhshme.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar të dielën se java do të fillojë me mot kryesisht të vranët. Të hënën vranësirat parashihen të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius.
Mot i ngjashëm pritet të mbajë edhe të martën. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-23 gradë Celsius.
Të mërkurën parashihet të ketë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-26 gradë Celsius.
Të enjten do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm me ditën e mërkurë dhe më i ngrohtë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-28 gradë Celsius.
Sipas njoftimit të IHMK-së, dita e premte do të jetë më e nxehtë. Parashihen vranësira të pakta kryesisht rreth relievit malor. Temperatura minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-29 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i verilindjes./KOHA/