Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës java që vjen pritet të sjellë mot të ndryshueshëm në të gjithë vendin. Parashikohen reshje shiu, vetëtima dhe bubullima në disa zona, ndërsa temperaturat do të bien gradualisht gjatë ditëve në vijim.
Java do të nisë me mot kryesisht me diell, por me vranësira të çrregullta, ku gjatë ditës priten riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Të hënën, temperaturat minimale do të jenë nga 14 deri në 18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet pritet të jenë nga 25 deri në 27 gradë. Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi dhe verilindja, me intensitet të lehtë deri lokalisht të fortë.
Gjatë ditëve të javës, temperaturat do të bien gradualisht, ndërsa moti do të jetë me alternime dielli dhe vranësirash. Në disa zona priten reshje shiu të shoqëruara me bubullima, sidomos në fundjavë.
Temperatura më e ulët gjatë javës 18-22 gusht, pritet të jetë 10°C, ndërsa temperatura maksimale parashikohet të arrijë deri në 33°C.