Nga Kuvendi i Kosovës, Rifat Jashari iu bëri thirrje deputetëve që të jenë të bashkuar ndaj Serbisë, që të “kalohet sfida dhe të ndahemi nga Serbia”.
Jashari-deputetëve: Të ndahemi një herë e përgjithmonë nga Serbia

Ai tha të hënën se deputetët duhet të jenë bashkë ndaj Serbisë, e pastaj të trajtohen çështjet e tjera.
“I përshëndes të gjithë, duke i falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bijtë e bijat tona. Ne kemi arritur sot këtu, jemi tubuar të lirë t’i qajmë hallet së bashku. I falënderoj nënat e dëshmorëve, motrat, familjarët e personave të zhdukur. Iu uroj shëndet, lavdi e nder të gjithë atyre që ranë. Këtu është Kuvendi ku merren vendimet për të ardhmen…Ju kisha sugjeruar që të jeni të një gjuhe dhe të një qëndrimi dhe të kalojmë këtë sfidë që e kemi përpara. Të ndahemi një herë e përgjithmonë nga Serbia e pastaj kemi kohë të merremi më të tjerat”, tha Jashari.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

