Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj ka njoftuar se të shtunën nuk do të mbahet mësim.
“Lidhur me kompensimin e humbur, duhet të theksoi se ishte vendim i ngutshëm i ministres Nagavci, e cila nuk respektoi kontratën kolektive të arsimit që është nënshkruar nga MAShTI dhe SBAShK-u më 22 janar 2021 dhe nen 21 pika 8 e thotë qartazi se orët e humbura gjatë grevës nuk zëvendësohen përveç nëse palët nënshkruese arrijnë marrëveshje të veçantë. ministrja Nagavci në vend të konsultimeve me SABShK-un dhe palët e tjera solli vendim të njëanshëm prandaj SBAShK-u është i obliguar ta respektojë kontratën kolektive, nenin 34 pikën 8 dhe e themi publikisht se këtë të shtunë nuk do të ketë mësim në emër të kompensimit të orëve të humbura në grevë”, ka thënë Jasharaj në konferencën për medie.





