Home LAJME Jasharaj: Qeveria po synon t’i shuaj sindikatat

Jasharaj: Qeveria po synon t’i shuaj sindikatat

0
Jasharaj: Qeveria po synon t’i shuaj sindikatat

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) Rrahman Jasharaj, ka thënë se viti 2023 ka qenë një vit i vështirë për sektorin e arsimit, kësaj vështirësie sipas tij, i ka paraprirë edhe mungesa e dialogut me nivelin qendror.

Jasharaj ka thënë se Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti, ka një qëndrim të gabuar ndaj sindikatave dhe se ekzekutivi është angazhuar që t’i shuaj sindikatat.

Ai tha se pavarësisht që SBAShK-u gjatë gjithë kohës ka insistuar që të ketë takime me ministren e Arsimit, e njëjta asnjëherë nuk iu është përgjigjur kërkesave të tyre.

“Viti 2023 ka qenë tepër i vështirë për ne, ka munguar në tersi dialogu pa fajin tonë. Letra e letra i kemi dërguar zonjës Nagavci dhe nuk i kemi dërguar letra për të pirë kafe më të por për tu ulur sepse ne i kemi njerëzit tanë në shkolla, i kemi kryetar dhe ata na informojnë për çështjet në shkolla. Nagavci nuk ka gjetur as një herë kohë me arsyetimin se ka shumë angazhime dhe unë po them prej shtatorit të viti të kaluar e deri në dhjetor e kemi pasur menzi një takim 15 minutash solemn për hir të zëvendëspresidentit të Sindikatës së Mësuesve të Amerikës dhe e kemi pasur një takim me zv.ministrin, por ai takim ishte pa ndonjë përmbajtje të madhe. Mungesa e takimeve jo vetëm me ne por edhe me prindër ka ndikuar dukshëm në këtë”, tha ai.

Kryetari i SBAShK-ut ka thënë se punëtorët e arsimit, por edhe të sektorëve të tjerë pavarësisht se ishin të zhgënjyer me Ligjin për paga, ata janë zhgënjyer edhe më shumë kur Qeveria ka vendosur që koeficienti për paga të rritet për vitin 2024 nga 105 sa ishte në 110 dhe jo sa ishin kërkesat e sindikatave që koeficienti të ishte së paku 130 euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here