- Reklama -

Jasharaj për koeficientin: Nëse ka vlerë më pak se 120, pagat nuk lëvizin

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës së Kosovës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, ka thënë se nëse vlera e koeficientit është më e ulët se 120, atëherë nuk do të ketë lëvizje të pagave për të punësuarit në sektorin publik.

Jasharaj të premten në “Sot” të KTV-së ka thënë se pret që Qeveria ta bëjë një koeficient të pranueshëm, duke shtuar se zhgënjimi i mësimdhënësve do të ishte më i keq se një grevë tjetër.

- Reklama -

“Qëndrimi i SBASHK-ut është se ky koeficient nëse do të jetë më pak se 120 atëherë nuk do të ketë lëvizje pozitive të pagave, gjë që të cilën me arsye punësuarit në arsim, që nga çerdhet në universitet por edhe policia e të tjerët e kanë pritur. Uroj që Qeveria ta bëjë një koeficient të pranueshëm sepse unë po them se nuk ka kërkesa për grevë, por nëse mësimdhënësit dhe të tjerët do të jenë të zhgënjyer kjo do të jetë më keq se greva, ngase të zhgënjyerit nuk do të kenë entuziazëm që të vazhdojnë me punën që të jenë në nivelin e lartë të detyrave. Nëse kemi vlerë të koeficientit të ulët, do të kemi zhgënjim total. Nga përvoja po them që çdo herë kur kemi qenë të zhgënjyer i kemi humbur ca minuta të orës duke debatuar duke u munduar ta gjejmë fajin dhe të shprehim atë mllefin tonë”, ka thënë Jasharaj.

Ai ka folur edhe për punën e mësimdhënësve duke thënë se ata vazhdojnë betejën me shkumës e shpuzë.

“Nagavci dhe Qeveria duhet ta dinë se mësimdhënësit e Kosovës pjesa më e madhe po zhvillojnë betejë me shkumës dhe shpuzë në shekullin 21, kur edhe shtetet fqinje në Ballkan e të mos flasin për Evropë e kanë digjitalizuar shkollën dhe atje punohet me projektor me laptop pastaj ai mësimi tërë ditor që donin ta bënin me zor, paradite mësim pasdite mësim, atje zhvillohen aktivitete. Këto gjëra duhet t’i kopjojnë në mënyrën më të mirë dhe ta bëjnë shkollën tonë si shtetet e Ballkanit”, ka shtuar Jasharaj.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Aksident tragjik në fshatin Pouskë të Prizrenit – humb jetën një 19-vjeçare

Një aksident tragjik trafiku ka ndodhur sot në orët...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join Unique Adventures – Exclusive Rewards

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort