Kryetari i SBAShk-ut, Rrahman Jasharaj, përmes konferencës së mbajtur së bashku me BSKP-n ka njoftuar se mësimi do fillojë të hënën, kështu duke pezulluar grevën deri në muajin janar.
Ai gjatë kësaj konference ka bërë të ditur se orët e humbura të mësimit nuk do të zëvendësohen, transmeton IndeksOnline.





