- Reklama -

Jasharaj: Mos i dërgoni fëmijët në shkollë të enjten, prindërit të kenë konsideratë

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë se të enjten në rrethana të zakonshme do të kishte fillim të vitit shkollor, por sipas tij, pasi po mungon dialogu me Qeverinë, prandaj punëtorët e arsimit do të jenë në grevë.

Ai u ka kërkuar falje prindërve, por ka shtuar se nuk ka zgjidhje tjetër.

- Reklama -

Jasharaj ka thënë se për hir të sigurisë së nxënëseve, ata nuk duhet të dërgohen në shkolla.

“Të gjithë duhet të ndikojnë që të kemi dialog në mënyrë që greva të zgjasë më pak. Tendenca për t’i frikësuar mësimdhënësit dhe punëtorët tjerë të sektorit publik nuk i ndihmojnë situatës. Edhe Murati dhe Nagavci do duhej të jepnin ndonjë fjalë të mirë sepse me dialog zgjidhen të gjitha çështjet. Kemi harxhuar të gjitha mundësitë me shpresën që të gjitha do të zgjidhen”, ka thënë ai.

Ai thotë se kanë pritur dialog nga Qeveria, porse sipas tij, nuk është bërë asgjë në këtë drejtim.

Jasharaj ka thënë se Qeveria ka ende kohë që të bisedojë me sindikatat.

Ai ka thënë se kanë pasur takim edhe me prindërit dhe i kanë lutur që të kenë konsideratë.

“Nëse kemi informacione që dikush në shkolla po tenton të ushtroj presion, do ta telefonojmë Policinë e Kosovës. Për ata që do të ushtrojnë presion, do të përgatisim kallëzime penale. Le të ofrojnë zgjedhje. Nxënësit nuk kanë çka të vijnë në shkollë. Grevën nuk po e bëjnë individët por është vullnet i shprehur nga punëtorët e arsimit”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se nuk mund të ulen pagat e mësimdhënësve për shkak të grevave.

Jasharaj ka thënë se nuk ka pasur tensione në takimin me prindërit.

Ai ka thënë se greva do të vazhdojë derisa Qeveria të mos ofrojë zgjedhje të pranueshme.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join Unique Adventures – Exclusive Rewards

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort