LAJME

Jasharaj: Mësuesit presin që t’u dalin rrogat

Jasharaj: Mësuesit presin që t’u dalin rrogat
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Tetor 2022, 17:26

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka shkruar në Ditën Ndërkombëtare të Mësuesit, duke thënë se qeveria i ndëshkoi mësimdhënësit për grevën legjitime, sipas tij.

“Qeveria e tyre  i ndëshkoi për grevën legjitime në kohën kur për të njëjtën grevë ua dha pagat shërbyesve civilë që me qëndrim dinjitoz ishin në grevën e njëjtë në kohën kur për të njëjtën grevë ua dha pagat  shërbyesve civilë që me qëndrim dinjitoz ishin në grevën e njëjtë”, ka shkruar Jasharaj.

Jasharaj tha se punëtorët e arsimit presin që në pjesën e dytë të kësaj dite, të marrin pagat e muajit shtator.

“Punëtorët e arsimit janë në pritjen e arsyeshme, që bile në pjesën e dytë të ditës së madhe të 5 tetorit, Ditës Ndërkombëtare të Mësuesit, të marrin pagat e të blejnë ndonjë dhuratë modeste e ta festojnë këtë ditë të madhe, por nëse kjo nuk ndodh, jo vetëm qytetarët e Kosovës, por edhe gjithë bota do ta kuptojë se qeveria po sjell mesazhe pikëllimi për mësuesin e Kosovës edhe në këtë ditë të madhe të mësuesit kudo në botë”, u shpreh Jasharaj.

“Sot, më 5 tetor miliona mësues të botës  kremtojnë ditën e tyre dhe blejnë ndonjë dhuratë e ca gjësende për të  festuar, ndërsa punëtorët e arsimit në Kosovë  festojnë  të dëshpëruar  e pa pagat deri në këtë moment kur po shkruaj këtë shkrim”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika