• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Thursday, March 30, 2023
TV Prizreni
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
TV Prizreni
No Result
View All Result
Home LAJME

Jasharaj i shkruan letër Konjufcës: Në Kosovë nevojë parësore është shendeti mental, na siguro një ekip mjekësh

tvprizreni by tvprizreni
October 24, 2022
in LAJME, VENDI
0
Jasharajt i përkeqësohet gjendja shëndetësore: Kanë ndikuar fyerje e linçimet
0
SHARES
387
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj përmes një letre drejtuar kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca ka kërkuar nga ky i fundit që të kërkojë nga miqtë ndërkombëtarë “një ekip mjekësh për shëndetin mental sepse kjo është nevojë parësore për Kosovën”.

“Të lutem bëje ligjore dhe në këtë kontroll duhet të shtrohen në emër të ardhmërisë së Kosovës Kryeministri me tërë Qeverinë, pastaj unë si kryetar i SBASHK-ut me gjithë veprimtarët sindikalë , disa nga deputetët që partia në pushtet i zgjedh , disa nga analistët, shumë nga ata që fshehin emrin dhe fytyrën, që nuk e kanë në rrjete sociale dhe edhe të tjerë që paraqiten vullnetar”, ka thënë Jasharaj.

Më tej Jasharaj në këtë letër shkruan se Kosova duhet të shlirohet nga njerëz që i gëzohen burgimit të çlirimtarëve, fyerjes së mësuesve të viteve 90-ta etj.

“Kryetar na duhet një ekip i besuar i mjekëve të shëndetit mental dhe ata që dalin keq le të shtrohen në spitale e të shpëtojë kjo Kosova e larë me gjak e me djersë”, shkruan Jasharaj.

Letra e plotë pa ndërhyrje:

I nderuari Konjufca na duhet një ekip i pavarur për shëndetin mental

I nderuari kryetar i Parlamentit të Kosovës nuk të jam drejtuar me këtë ide se nuk kam dashur të ta prish pozitën në parti. Tani kur lexova se je i madh në LVV dhe në Parlament , po se po, të drejtohem me një kërkesë shumë njerëzore që ta shpëtosh Kosovën. Kërko nga miqtë ndërkombëtarë një ekip mjekësh për shëndetin mental sepse kjo është nevojë parësore për Kosovën .

Të lutem bëje ligjore dhe në këtë kontroll duhet të shtrohen në emër të ardhmërisë së Kosovës Kryeministri me tërë Qeverinë, pastaj unë si kryetar i SBASHK-ut me gjithë veprimtarët sindikalë , disa nga deputetët , që partia në pushtet i zgjedh , disa nga analistët, shumë nga ata që fshehin emrin dhe fytyrën, që nuk e kanë në rrjete sociale dhe edhe të tjerë që paraqiten vullnetar.

I nderuar kryetar i Parlamentit në Kosovë këtë kërkesë po ta bëj në emër të ardhmërinë së Kosovës sepse diçka nuk është në rregull. Te ne i gëzohemi pse i kemi çlirimtarët në burg. I gëzohemi se po arrijmë të vëmë në sprova sindikatat, po gëzohemi kush shajmë e fyejmë figurën e mësuesit. Gëzohemi pse nuk ka as edhe një debat për krimet që ka bërë pushtuesi nëpër vite. Gëzohemi që dikush shanë e fyen mësuesin e viteve të 90-ta. Gëzohemi që “analistë” dalin e thonë se paskemi 76 % të nxënësve analfabetë. Gëzohemi e thërrasin në studio njerëz “analistë” që thonë se atë që kanë mësuar e kanë mësuar në fakultet, që do më thënë shkronjat i paskan mësuar në fakultet. Gëzohemi kur dikush i madh thotë se Kosova na qenka vend i i krimit që duhet ç’kapur e pastaj për ta kapur e ngulfatur.

Kryetar na duhet një ekip i besuar i mjekëve të shëndetit mental dhe ata që dalin keq le të shtrohen në spitale e të shpëtojë kjo Kosova e larë me gjak e me djersë. Në gjithë botën shikuar, vetëm te ne shahen e fyhen vlerat e luftës, vlerat e arsimit shqip dhe demokracia e nuk ndalen deklarimet se duhet krijuar taborre nëpër lagje për të luftuar e për t’ua nxirë jetën atyre që mendojnë ndryshe nga pushtetmbajtësit e përkohshëm.

I nderuar kryetar Konjufca , jo sa tani, por kështu në pamje fatkeqe ishte edhe koha e pasluftës kur njerëzit ndaheshin ne “ne” dhe “ata “ , por ajo kohë iku. Mos lejo të kthehet edhe tani se po i shkon uji në mulli të armikut. Në shtetin, që ti je kryetar i parlamentit nuk është mirë që Elvisat, Yllat, Dibranat, Ramabajat e do individë pa as edhe një element të njerëzores nëpër rrjete sociale të krijojnë shtet të shumicës momentale dhe të pakicës. Kryetar demokracia kështu ndjehet keq dhe e sfiduar.

Download Best WordPress Themes Free Download
Premium WordPress Themes Download
Download Best WordPress Themes Free Download
Free Download WordPress Themes
online free course
download mobile firmware
Download Nulled WordPress Themes
download udemy paid course for free
Previous Post

Samiti BE – Ballkani Perëndimor mbahet në Tiranë më 6 dhjetor, Rama jep detaje

Next Post

Shpallet konkursi për rektor të UP-së, kandidati duhet t’i plotësojë këto tri kushte

Next Post
Shpallet konkursi për rektor të UP-së, kandidati duhet t’i plotësojë këto tri kushte

Shpallet konkursi për rektor të UP-së, kandidati duhet t’i plotësojë këto tri kushte

Të Fundit

Konjufca nga ShBA: Kosova ka treguar progres të jashtëzakonshëm në rrugën e saj drejt konsolidimit të demokracisë

Konjufca nga ShBA: Kosova ka treguar progres të jashtëzakonshëm në rrugën e saj drejt konsolidimit të demokracisë

March 29, 2023
Arrestohet i dyshuari i pestë për tentim-grabitjen në Prizren, ku u plagosën babë e bir

Në Prizren gjendet pa shenja jete një 66-vjeçar

March 29, 2023
Kurti: Nuk kam ardhur në pushtet duke thënë se do të rris paga

Kurti: Nuk kam ardhur në pushtet duke thënë se do të rris paga

March 29, 2023
Pjestarët e komuniteteve egjiptian, boshnjak e turk: Ndihemi shumë shpesh të diskriminuar në Kosovë

Pjestarët e komuniteteve egjiptian, boshnjak e turk: Ndihemi shumë shpesh të diskriminuar në Kosovë

March 29, 2023
TV Prizreni

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "tvprizreni.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 606 399
Marketing: +383 (0) 48 139 739
Email: [email protected]

Na ndiqni në Facebook

Kategoritë

  • ARGËTIM
  • EKONOMI
  • FAMILJE
  • LAJME
  • OPINIONE
  • PRIZRENI ME RAJON
  • RAJONI DHE BOTA
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • TEKNOLOGJI
  • VENDI

Të Fundit

Konjufca nga ShBA: Kosova ka treguar progres të jashtëzakonshëm në rrugën e saj drejt konsolidimit të demokracisë

Konjufca nga ShBA: Kosova ka treguar progres të jashtëzakonshëm në rrugën e saj drejt konsolidimit të demokracisë

March 29, 2023
Arrestohet i dyshuari i pestë për tentim-grabitjen në Prizren, ku u plagosën babë e bir

Në Prizren gjendet pa shenja jete një 66-vjeçar

March 29, 2023
  • Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.