LAJME

Janë 46 mijë faqe që duhen trajtuar para se të nisë gjykimi ndaj Thaçit e të tjerëve

Janë 46 mijë faqe që duhen trajtuar para se të nisë gjykimi ndaj Thaçit e të tjerëve
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Dhjetor 2022, 12:42

Dhomat e Specializuara të Kosovës janë duke mbajtur një konferencë për ecurinë e çështjes gjyqësore ndaj Hashim Thaçiq, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Në këtë konferencë është bërë e ditur se janë 46 mijë faqe dokumente që duhet trajtuar brenda 30 ditëve, njofton Klan Kosova.

“I vlerësojmë redaktimet në aktakuzë. Sa i takon redaktimeve të dëshmitarëve, këtu përfshihen edhe 46 mijë faqe. Nga ZPS-ja kanë thënë se janë 46 mijë faqe dokumente që duhet t’i trajtojmë dhe të hetojmë brenda 30 ditësh”, ka thënë Gregory Keohe – avokat i Hashim Thaçit.

“Është e vështirë që t’i lexojmë këto për 30 ditë dhe të analizojmë se cilat pjesët na hyjnë në punë neve. Duhet t’i kishim marrë këto dokumente më parë”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika