Një mërgimtar nga Drenasi ka ofruar 5 mijë euro për ta forcuar ushtrinë e vendit. Bëhet fjalë për Endrit Bujupin, i cili jeton në Gjermani qe gjashtë vite.Bujupi ka thënë se përveç tij ka edhe mërgimtarë të tjerë që kanë shprehur dëshirë të kontribojnë.
“Unë jam Endrit Bujupi, vi nga fshati Arllat, Komuna e Drenasit. Jetoj në Gjermani qe gjashtë vite. As nuk jam pasur, por kam shpreh dëshirën që vendit tim t’i ndihmoj me 5 mijë euro për ta forcuar ushtrinë e Republikës së Kosovës. Unë kam biseduar me shumë bashkëatdhetarë, të cilët janë të njëjtit mendim, kështu që të gjithë mërgimtarët dëshirojmë që ta ndihmojmë ushtrinë e Kosovës”, ka deklaruar ai.





