- Reklama -

Jakaj: Nëse nuk veprohet për ndryshimin e Ligjit të Pagave, IKD do të iniciojë padi në emër të 84 mijë shërbyesve civilë

Hulumtuesi i IKD-së, Naim Jakaj paralajmëroi se, nëse institucionet nuk ndërmarrin veprime konkrete për ndryshimin e Ligjit të Pagave, atëherë Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) do të nisë padi.

“IKD do të iniciojë padi në emër të 84 mijë shërbyesve civilë të prekur nga kjo situatë”, tha ai.

- Reklama -

Deklaratat e Jakajt u bënë gjatë një tryeze të organizuar nga SBAShK-u dhe Qendra Amerikane e Solidaritetit, ku u diskutuan sfidat kryesore që prekin punëtorët dhe sindikatat në Kosovë.

Mosmiratimin e ndryshimeve në Ligjin për Pagat në Sektorin Publik, IKD e kishte cilësuar si shpërfillje të Gjykatës Kushtetuese, shkelje të Kushtetutës dhe cenim të të drejtave në shtesë të pagës sipas përvojës për shërbyesit civilë. Kjo ka bërë që mijëra punonjës të sektorit publik të mbeten pa benefite që iu takojnë me ligj.

“Një tjetër çështje që kemi trajtuar me seriozitet është mosinicimi i Ligjit për Pagat, pavarësisht Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese që obligon Qeverinë dhe Kuvendin ta miratojnë atë me 1 gusht 2024. Ky mosveprim jo vetëm që cenon të drejtat sociale dhe ekonomike të mijëra shërbyesve civilë, por krijon precedent të rrezikshëm për mosrespektimin e sundimit të ligjit”, deklaroi Jakaj, duke theksuar se kjo situatë po krijon paqartësi dhe pasiguri për një kategori të gjerë punonjësish.

Përveç Ligjit për Pagat, Jakaj vuri në pah edhe nevojën për zgjidhjen e çështjeve të tjera të rëndësishme.

Ai theksoi mungesën e kontratave kolektive, duke shtuar se kjo pengon punëtorët të mbrojnë të drejtat e tyre në mënyrë të organizuar.Një tjetër problem që u ngrit ishte mosfunksionalizimi i Këshillit Ekonomiko-Social, i cili duhet të shërbejë si platformë për dialog ndërmjet qeverisë, sindikatave dhe punëdhënësve.

“Zgjidhja e këtyre çështjeve është esenciale për të përmirësuar mirëqenien e punonjësve dhe për të garantuar një sistem që respekton të drejtat dhe obligimet ligjore”, përfundoi Jakaj.

Përveç Ligjit për Pagat, Jakaj ngriti shqetësimin për mungesën e kontratave kolektive dhe mosfunksionalizimin e Këshillit Ekonomiko-Social, duke theksuar se këto probleme thellojnë krizën sociale dhe ekonomike në vend.

Jakaj theksoi rëndësinë e avancimit të të drejtave sindikale dhe sociale në Kosovë. Ai deklaroi se në një shoqëri demokratike, dialogu social dhe përfaqësimi i punëtorëve janë thelbësore për ndërtimin e një mjedisi pune të drejtë dhe të sigurt.

Jakaj foli për bashkëpunimin e ngushtë të IKD-së me BSPK-në dhe SBAShK-un, duke përmendur publikimin e “Doracakut për shpalljen e grevës së ligjshme” në prag të Ditës Ndërkombëtare të Punës, më 30 prill 2024.

Ai tha se ky dokument ka shërbyer si udhëzues për sindikatat dhe ka inkurajuar dialogun social si një mjet të rëndësishëm për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Një tjetër çështje që Jakaj nguli këmbë ishte mosplotësimi i pozitat për sindikatat në Bordin e Fondit të Kursimeve Pensionale, që ka dëmtuar të drejtën e punëtorëve për të qenë të përfaqësuar në proceset vendimmarrëse.

Në fund, Jakaj u shpreh për angazhimin e IKD-së në mbështetje të qytetarëve dhe sindikatave për të siguruar të drejtat sociale, drejtësi dhe sundimin e ligjit në Kosovë.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes sot në qytetin e Prizrenit

KRU "Hidroregjioni Jugor" ka njoftuar se me rastin e...

Totaj: Me dhembje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të të riut Abdurrahman Memaj

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka reaguar pas lajmit...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort