LAJME

Jahti superluksoz amerikan arrin në Sarandë, Edi Rama jep njoftimin

Jahti superluksoz amerikan arrin në Sarandë, Edi Rama jep njoftimin
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Qershor 2022, 18:58

Një nga jahtet më luksoze në botë ka “puthur” brigjet e detit Jon në Sarandë.

“Seaborn Sojourn” quhet jahti luksoz amerikan i cili ka ndaluar sot në portin e Sarandës.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri shqiptar, Edi Rama.

“Për herë të parë kroçera amerikane e luksit “Seaborn Sojourn” ka hyrë në ujërat e Shqipërisë, për t’u ndalur në portin e Sarandës” shkroi ai në Facebook.

Jahti në fjalë është ndërtuar në vitin 2010, ka 225 kabina, 4 restaurante dhe mund të shërbejë për 450 pasagjerë.

Varësisht nga periudha e qëndrimit, një biletë e këtij jahti varion prej 3 mijë dollarë e më shumë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika