- Reklama -

Ja kur pritet formimi i Qeverisë së re! – “Vjosa Osmani ka rrezik që nuk zgjedhet presidente”

Njohësi i çështjeve politike, Arton Demhasaj, thotë se pas numërimit të votave në rast se nuk ka ankesa, pritet që nga fundi i kësaj jave të bëhet certefikimi i rezultateve zgjedhore, pastaj të fillohet me konstituimin e kuvendit dhe zgjedhjen e presidentit.Demhasaj në një prononcim për GazetaBlic, u shpreh optimist që brenda marsit të përmbyllet komplet konstituimi i institucioneve dhe të fillohet me punë.“Tash ka filluar numërimi i votave me kusht, pritet edhe numërimi i votave nga diaspora, kështu që po besoj tash nuk ish dashtë me u vonu numërimi i votave e që do të derivonte me rezultatin e shpalljeve finale, pastaj pritet a ka me pas ankesa, apo jo nga partia politike, nëse nuk ka atëherë mund të flitet që nga fundi i kësaj jave, apo fillimi i javës tjetër të bëhet certefikimi i rezultateve zgjedhore dhe pastaj, pas certefikimit menjëherë duhet të fillojnë procedurat e konstituimit të kuvendit e pastaj me zgjedhjen e presidentit dhe qeverisë në mënyrë që brenda marsit të përmbyllet komplet konstituimi i institucioneve dhe të fillohet me punë”, thotë Demhasaj.

Krahas formimit të qeverisë, vendi ynë po përballet edhe me çështjen e presidentit, për çka Demhasaj konsideron se brenda partive politike nuk po duket që ka vullnet, për t’i bërë kuorum LVV-së për zgjedhjen e presidentit.
“Deri tash në bazë të asaj që po shihet brenda partive politike nuk po duket që ka vullnet që me i bë kourum VV-së, për zgjidhjen e presidentit. Kështu që deri në atë kohë mbetët me u pa mund të ketë edhe negociata të partive politike për këtë çështje dhe mbetët me u pa se si do të procedohet çështja a do të krijohet kourumi për Vjosën apo do të shkohet më ndonjë kandidat tjetër”, thotë ai.Sa i përket zërave që LVV-ja të lidh marrëveshje me AAK-në për çështjen e presidentit, ai thotë se partia e Ramush Haradinaj nuk lëshon pe.

- Reklama -

“Nuk besoj që AAK-ja ka me lëshu pe për kandidaturën e Vjosa Osmanit”, deklaron ai.Vjosa Osmani aktualisht mban postin e UD.së Presidentit pas dorëheqjes së Hashim Thaçit nga posti i Presidentit./GazetaBlic

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Arrestohet në Prizren ministri Fikrim Damka

Ministri në largim i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, është...

Ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes sot në qytetin e Prizrenit

KRU "Hidroregjioni Jugor" ka njoftuar se me rastin e...

Muzeu i Nënë Terezës në Prizren hyn në fazën e funksionalizimit, data e hapjes caktohet pas zgjedhjeve

Muzeu i Nënë Terezës në Prizren së shpejti pritet...

Parashikimi i motit për javën e ardhshme, IHMK: Kufizoni daljet gjatë mjegullës, pritet të bjerë cilësia e ajrit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë javës...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort