Presidentja Vjosa Osmani është takuar të hënën me ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv. Dhe gjatë këtij takimi është njoftuar miratimi i marrëveshjes për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës nga ky shtet.
“Ambasadorja Ziv e njoftoi Presidenten Osmani se pas kërkesës së Presidentes drejtuar institucioneve të Izraelit, qeveria e Izraelit ka shprehur pajtueshmërinë për miratimin e marrëveshjes për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Presidentes.





