Një person është arrestuar të enjten në Prizren pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar më shumë se 10 gramë substancë narkotike e llojit kokainë.
Iu gjetën mbi 10 gram kokainë në shtëpi, arrestohet i dyshuari në Prizren

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Rr. Dervish Salihu, Prizren, 04.11.2021 – 19:30. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar një sasi me substancë narkotike e llojit kokainë me peshë 10.8 gram, një peshore digjitale, disa para të vogla, një telefon dhe një fishek. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

