Policia ka arrestuar një person në Prizren, pasi të njëjtit i janë gjetur 10 kilogram drogë, të cilat i kishte fshehur në një bunker në lokalin e tij.
Gjithashtu edhe gjatë kontrollit në automjetin e tij, është gjetur një qese plastike e mbushur me marihuanë.
“Në asistim të operatorëve të Njësisë për Reagim të Shpejtë (NJRSH) dhe Forenzikës Rajonale të Prizrenit ka filluar kontrolli në lokalin e të dyshuarit në Prizren.Gjatë kontrollit në lokal nën shkallët e lokalit është gjetë një bunker i kamufluar (modifikuar) mirë ku vërehej një derë e vogël që në prizëm (të rrymës elektrike) kishte vendin për qelës. Me anë të qelësit që e kishte i dyshuari është hap ajo derë dhe brenda saj janë gjetë dhe sekuestruar tetë (8) qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë”, thuhet në komunikatën e policisë.






