Sot, i është dhënë lamtumira e fundit, Shaq Gjemajt, i cili ishte i mbijetuari i masakrës së Pastaselit.
Në ditën kur forcat barbare serbe ekzekutuan dhe masakruan 106 qytetarë shqiptarë, Shaq Gjemaj, me sytë e tij e pa dhe e përjetoi tërë tmerrin dhe për fatin e tij të mirë shpëtoi, për t’u bërë rrëfimtar dhe dëshmitar i masakrës.
Kryetari i komunës së Rahovecit, Smail Latifi, ka thënë se baca Shaq dhe familja e tij dha kontribut në luftën për çlirimin e Kosovës, ku nga 7 djem që ka, 3 prej tyre ishin luftëtarë të UÇK-së.
“Sot, në varrezat e fshatit Guri i Kuq, i dhamë lamtumirën, Shaq Gjemajt, i mbijetuari i masakrës së Pastaselit.
Baca Shaq dhe familja e tij dha kontribut në luftën për çlirimin e Kosovës, ku nga 7 djem që ka, 3 prej tyre, Agimi (tashmë i ndjerë), Manushi dhe Dula, ishin luftëtarë të UÇK-së.
Ngushëllime familjes Gjemaj dhe të gjithë atyre që e njohën!
Qoftë i paharruar kujtimi për bacën Shaq, e shpirti i tij pushoftë në paqe!”, ka shkruar kryetari Rahovecit, Smail Latifi.