Italia ka vënë në dispozicion si qendër kombëtare të shpërndarjes së vaksinave anti-COVID, një bazë ushtarake që ndodhet në afërsi të Romës.
Qendra ushtarake ka dimensione të bollshme dhe është konsideruar si pika më e mirë e ruajtjes dhe shpërndarjes së vaksinave, pasi lejon uljen e helikopterëve apo aeroplanëve të madhësive të ndryshme. Nga kjo qendër vaksinat do të shpërndahen në gjithë territorin e Italisë, shkruan Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Autoritetet italiane kanë bërë me dije se deri në gjysmën e vitit 2021 do të vaksinojë gati të gjithë popullsinë, prej 60.4 milionë banorë. Vaksinimi pritet të fillojë në janar të vitit tjetër.





