Përmes një postimi në facebook, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diaspores, Donika Gërvalla, ka njoftuar se , sot në Romë është nënshkruar marrëveshja për njohjen e ndërsjelltë të patentë shoferëve të Republikës së Kosovës në Itali. Ky hap shënon një arritje të madhe dhe të shumëpritur për mërgatën tonë në Itali.
“Pas njohjes së patentë shoferëve edhe me Gjermaninë, ky sukses prek drejtpërdrejt jetën e mërgimtarëve tanë, duke lehtësuar lirinë e lëvizjes dhe përmirësuar mundësitë e punësimit dhe të bërit biznes.
Kjo marrëveshje ndërshtetërore do të hyjë në fuqi pas 60 ditësh dhe është një dëshmi e përkushtimit të palëkundur të Qeverisë së Kosovës për të mbështetur mërgatën tonë gjithandej botës, e cila është pjesë e çmuar dhe e pandarë e zhvillimit dhe përparimit të Kosovës.





