Home LAJME Italia nis hapjen graduale, në dasma vetëm të vaksinuarit

Italia nis hapjen graduale, në dasma vetëm të vaksinuarit

0
Italia nis hapjen graduale, në dasma vetëm të vaksinuarit

Italia nis hapjen graduale nesër. Ora policore do të shtyhet në 23:00 deri në 05:00, ndërsa më 21 qershor nuk do të ketë më kufizime në orare.

Gjashtë rajone gradualisht po kalojnë në zona të bardha, ndër to dy vendet më turistike Venezia dhe Sardenja.Në zonat e bardha të vetmet masa paraprake që zbatohen janë mbajtja e maskave dhe mbajtja e distancës.

Nga 1 qershori, restorantet dhe baret do hapen. Qendrat tregtare do të rihapen më 22 maj. Drita jeshile do të hapet edhe për dasmat, duke filluar nga 15 qershori.Të ftuarit duhet të tregojnë një test negativ të bërë në 48 orët e fundit ose certifikatën e vaksinimit apo të shërimit nga kovid.Ende nuk dihet se sa persona do të lejohen dhe nëse festat do të zhvillohen vetëm në ambientet jashtë apo edhe brenda.

Pishinat e brendshme do të hapen nga 1 korriku ndërsa palestrat në 1 qershor. Nuk ka ende asnjë plan për hapjen e diskotekave apo për sallat e vallëzimit, të cilat për këtë arsye do të mbeten të mbyllura./L.F-dritare.net

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here