Sot gjatë ditës mediumi A2 CNN raportoi se, përveç Albin Kurtit, kishte plan edhe për vrasjen e Ismet Haxhës dhe Xhavit Halitit.
Në vitin 2021, Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë ka zbuluar një plan për të vrarë kryeministrin Albin Kurti dhe dy persona të tjerë nga një shtetas nga Shqipëria. Të paktën kështu rezulton në një dokument të bërë publik, këtë të hënë, nga hakerat, i cili dyshohet se është marrë nga emaili i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit në vitin 2021, Gledis Nano.
Në dokument theksohetjse Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë ka marrë informacione për atentat ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të Ismet Haxhës, ish-anëtar i Shërbimit Informativ të Kosovës dhe i afërm i Kadri Veselit dhe Xhavit Halitit, anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-deputet.
I dyshuari është Prek Kodra, shtetas shqiptar. Në dokument theksohet se ai ka aftësi të mira në përdorimin e snajperëve. Ai dyshohet se është përfshirë në disa vrasje në Kosovë dhe Mal të Zi. Ndërkohë, Kodra dyshohet se jeton në Shkodër, ndërsa vepron në Tropojë, Ferizaj dhe Deçan të Kosovës.
E në lidhje me këtë foli Ismet Haxha.
Ismet Haxha tha për “Mitropol” se sot i kishte parë në medie raportimet në lidhje me vrasjen e planifikuar, mirëpo thotë se kishte dëgjuar thashetheme në lidhje me këtë edhe më herët.
”Thashetheme kemi dëgju por s’di.”, tha Haxha.
I pyetur nga “Mitropol” nëse ishte informur nga Policia, ai pohoi se kishte informata.
”Mu m’ka informu Policia në këtë drejtim, para më pak se një viti.”
“Nuk e di arsyen pse kanë dashtë me m’vra, e as nuk kam pranu ndonjë kërcënim më parë”, tha Haxha p.
Haxha është ish-epror i UÇK-së në kohën e luftës.