Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kreu i PDK-së Kadri Veseli, kanë dhënë votën e tyre për zgjedhjet e së dielës. Përmes postës, nga Haga, votat e tyre tashmë gjenden në Kosovë. Kështu ka deklaruar sekretari i PDK-së, Uran Ismaili.
“Më lejoni që të ju konfirmoj që vota e Thaçit dhe Veselit kanë ardhur në Kosovë”, ka deklaruar ai.
Ismaili u shpreh se ky vit me qeverisjen e PDK-së, do të jetë vit i rimëkëmbjes ekonomike.
Ismaili në fjalën e tij në këtë tubim ka folur edhe për arrestimin e ish-presidentit Hashim Thaci si dhe ish-kreut të PDK-së, Kadri Veselit. Tha se historia e Kosovës sot po sulmohet padrejtësisht.
“Historia e Kosovës sot po sulmohet. UÇK sot po sulmohet, PDK sot po sulmohet, Kosova po sulmohet. Ne jemi ngiritur në këmbë sot për të thënë se PDK sot duhet të jetë me e organizuar dhe më e unifikuar se kurrë. Ka para vetës zgjedhje historike, në mungese të figurave historike. Sot Thaçin e e Veselin nuk i kemi këtu. Por aty do të mbeten me ne”, tha Ismaili.