LAJME

Ismail Kadare do të jetë “Qytetar Nderi” i Komunës së Fushë Kosovës

Ismail Kadare do të jetë “Qytetar Nderi” i Komunës së Fushë Kosovës
TV Prizreni
TV Prizreni
6 Qershor 2023, 13:31

Panairi i Librit, që filloi nga dita e sotme në Prishtinë, ka sjell edhe shumë autorë në Kosovë.

Një nga ta, i cili do jetë prezent në panair, është edhe shkrimtari me famë botërore, Ismail Kadare. Veç panairit, Kadare do të ketë edhe një vizitë në Komunën e Fushë Kosovës.

Të enjten, Kadare do të nderohet me titullin “Qytetar Nderi i Fushë Kosovës” nga Kuvendi Komunal dhe kryetari i Komunës Burim Berisha. Sipas drejtorit për Kulturë në këtë Komunë, Besnik Shala, ceremonia e ndarjes së çmimit do të mbahet në Gjimnazin “Hivzi Sulejmani” nga ora 11:30.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika