Beyhan Mutlu, 59 vjeç, i cili konsiderohej se ishte zhdukur në Turqi, me orë të tëra po kërkonte një person të zhdukur, që në fakt ishte vetë ai, transmeton Reporteri.net.
Ai kërkoi veten me policinë për orë të tëra para se të kuptonin se kë në fakt po e kërkonin.
Sipas raportit të mediave atje, Beyhan ishte duke shijuar një pije me miqtë e tij në momentin kur ai u fut në pyllin aty pranë dhe nuk u kthye. Të shqetësuar për të, miqtë e tij lajmëruan autoritetet që më pas organizuan një kërkim.





