LAJME

Ishin duke mbledhur boronica, qytetari pretendon se hasën në një mjet të dyshuar në Malet e Sharrit

Ishin duke mbledhur boronica, qytetari pretendon se hasën në një mjet të dyshuar në Malet e Sharrit
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Korrik 2026, 15:41

Një qytetar ka raportuar se gjatë mbledhjes së boronicave në Malet e Sharrit, në zonën e Ujit të Kaçanikut, afër Majës së Lubotenit, ka hasur në një mjet të dyshimtë që, sipas tij, dyshohet të jetë raketë e pashpërthyer.

Qytetari Fitim Imishiti deklaroi se menjëherë kanë njoftuar Policinë e Kosovës, por pasi sipas tij, është hapësirë shumë e qarkullueshme dhe përmban rrezik.

Ai thot për KALLXO.com se patrulla policore nuk shkoi të intervenoi në vendin e ngjarjes për shkak të terrenit të papërshtatshëm për automjete.

“Dje, duke u mbledhë boronicat në Malet e Sharrit, në zonën që quhet Uji i Kaçanikut, kena hasë në një mjet të dyshimtë. Fillimisht nuk e kem ditë se çfarë është, por pasi e pastruam nga dheu, pamë se është një raketë. Menjëherë njoftuam Policinë, por na u tha se nuk mund të vinin për shkak të terrenit të papërshtatshëm”- tha ai më 26.07.2026.

Qytetari thotë ka vendosur edhe një shenjë paralajmëruese për t’i njoftuar kalimtarët, pasi zona është mjaft e frekuentuar nga mbledhësit e frutave të malit dhe blegtorët.

Lidhur me rastin, Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt ka konfirmuar për KALLXO.com se ka pranuar informatën.

“Policia ka pranuar informatën lidhur me mjetin e dyshuar. Për shkak të terrenit të papërshtatshëm për qasje me automjete, janë njoftuar KFOR-i dhe Forca e Sigurisë së Kosovës për trajtimin e mëtejmë të rastit” – ka thënë zëdhënësi i Policisë, Kanun Veseli.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika