LAJME

Ishin duke luajtur me armë gjuetie në shtëpi, plagoset një i mitur në Dragash

TV Prizreni
TV Prizreni
5 Korrik 2021, 21:10

Një person i mitur ka mbetur i plagosur rëndë me armë gjuetie në fshatin Glloboqicë të Komunës së Dragashit.

Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Rasti ka ndodhur rreth orës 15:00 në fshatin Glloboqicë, katër fëmijë kanë qenë duke luajtur në shtëpi dhe duke manovruar me një armë gjuetie njëri prej tyre është plagosur rëndë. Ai ka marrë lëndime në pjesën e gjoksi”, ka thënë Osmanollaj.

Ai ka thënë se i mituri është dërguar nga familjarët në QKMF në Dragash e më pas për trajtim kirurgjik në Prizren.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika