Të arrestuarit gjatë aksionit të djeshëm “Brezovica”, sot pritet të dalin para gjyqtarit të procedurës paraprake, ku do të merret vendimi për kërkesën e Prokurorisë Themelore në Ferizaj për caktimin e masës së paraburgimit, raporton Gazeta Sinjali.
Në aksionin që u zhvillua dje, i cili është vazhdimësi e aksioneve të mëhershme, u ndaluan katër persona, në mesin e të cilëve edhe ish-sekretari i Ministrisë së Infrastrukturës, Xhelil Bekteshi.
Sinjali ka mësuar se tre të arrestuarit e tjerë që dyshohen për këtë rast janë Xhevdet Shala, Bekim Pireva dhe Islam Fejza, të cilët ngarkohen me veprat penale “Marrje apo dhënie e ryshfetit” dhe “Keqpërdorim i detyrës apo pozitës zyrtare”.





