LAJME

Ish-presidentja Jahjaga takoi Rashicën: Gjithmonë krenare me djemtë tanë dhe kombëtaren tonë

Ish-presidentja Jahjaga takoi Rashicën: Gjithmonë krenare me djemtë tanë dhe kombëtaren tonë
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Nëntor 2025, 19:18

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga është takuar sot me mesfushorin kosovar, Milot Rashicën.

Përmes një postimi në Facebook, Jahjaga thotë se me Rashicën u pajtuan për një gjë, që Kosova nuk ka nevojë për stres të tepërt, vetëm për gola në ndeshjet e radhës e deri tek kualifikimi për botëror.

“Sot u takova me njërin prej djemve tanë të artë, Milot Rashicen. U pajtuam për një gjë: Kosova s’ka nevojë për stres të tepërt, vetëm për gola në ndeshjet e radhës, e deri tek kualifikimi për botëror.  Gjithmonë krenare me djemtë tanë dhe kombëtaren tonë!”, ka shkruar ish-presidentja.

Kombëtarja jonë më 15 nëntor do të jetë mysafire e Sllovenisë, derisa më 18 nëntor e pret Zvicrën në shtëpi.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika