LAJME

Ish-pjesëtari i UÇK-së nga Korisha e Prizrenit, arrestohet në Serbi

Ish-pjesëtari i UÇK-së nga Korisha e Prizrenit, arrestohet në Serbi
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Janar 2024, 19:20

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakaj, nga fshati Korishë, është arrestuar në mëngjesin e së premtes në pikëkalimin kufitar me Serbinë, në Merdar, ka njoftuar avokati Xhevdet Smakiqi, që ka thënë se është autorizuar nga familja e Dakajt.

Sipas avokatit Smakiqi, arrestimi ka ndodhur në mëngjes derisa Dakaj po udhëtonte me vëllain e tij drejt Italisë. Ai ka thënë se Dakaj është arrestuar vetëm se ka qenë pjesëtar i UÇK-së.

Ai ka thënë se sipas informatave të para, Dakaj është dërguar në qendrën e ndalimit në Kurshumli.

Smakiqi ka kërkuar nga Ministria e Punëve të Jashtme që të kërkojë lirimin e Dakajt dhe t’i lejohet lëvizja e lirë.

KOHA ka dërguar pyetje në drejtim të MPJD-së dhe Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi lidhur me rastin. Sapo të ketë përgjigje, artikulli do të përditësohet.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika