Ish-ministri i Shëndetësisë nga radhët e LDK-së, Imet Rrahmani, ka thënë se krzeministri i Kosovës, Albin Kurti, po e shantazhon e kërcënon opozitën, teksa e ka quajtur të pa aftë për dialogim me kundërshtarë politik.Rrahmani këto deklarime i ka bërë nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’. Tutje, ai ka përmendur edhe koronavirusin, për të cilin ka thënë se Kurti po e neglizhon atë.Reagimi i tij vjen pasi i pari i ekzekutivit iu kundërvy opozitës për zhvillimet e mbrëmshme lidhur me ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.
“Ne nuk mund dhe nuk duam ta çojmë vendin në zgjedhje të sërishme sepse ne duam ta zgjedhim Presidenten e re. Ata që nuk e duan zgjedhjen e Presidentes, ata që nuk e duan Presidenten, që kanë bërë e po bëjnë luftë speciale kundër saj, mund ta çojnë vendin në zgjedhje. Me zgjedhjen e tyre ata i kanë zgjedhjet në dorë: ose mbi 80 vota në kuti për Vjosa Osmanin, ose mbi 500 mijë vota në kuti për Lëvizjen VETËVENDOSJE!”, deklaroi ai.Postimi i plotë:Një udhëheqës që në emër të votuesve të vet, kërcënon dhe shantazhon opozitën, respektivisht votuesit e saj, nuk garanton siguri dhe përparim.
Aftësia e munguar për të dialoguar me kundërshtarët politik, ikja nga përgjegjësitë qeverisëse dhe krijimi në vazhdimësi i krizave si mjet veprimi, fatkeqēsisht po e dëshmojnë se ndryshimi ndodhi por në drejtimin mbrapa, në opcionin e keq të tij.
“Mos t’raft me harru”, thot populli!P.S. Derisa fituesit të zgjedhjeve ti bie ndêrmend se ai është përgjegjësi kryesor për ruajtjen e shtetit dhe demokracisë, na duhet të ruhemi edhe me tutje nga Covid 19. Respekto masat e IKSHP sepse ska rrugë tjetër.#MeIKSHPK#Memantelbardhët.