Shumë infermierë po paralajmërojnë ikjen e tyre nga Kosova pothuajse çdo ditë për kushte më të mira të punës.
Shkak i këtij trendi të ikjes së mjekëve, sipas ish ministrit Armend Zemaj është papërgjegjësia e Qeverisë aktuale.
Zemaj ka numëruar disa nga arsyet e largimit të punonjësve shëndetësorë nga vendi ynë.
“Shkak i ikjes së mjekëve nga Kosova vjen si pasojë e papërgjegjësisë së Qeverisë ndaj tyre, e para janë kushtet e punës, ambientet e përshtatshme, pajisjet, barnat e pamjaftueshme, etj., pastaj vije paga, motivimi për karrierë dhe perspektivë, motivi i vlerësimit të mjekëve nga shteti dhe mjedisi ku vepron, etj.
Qeveria duhet të krijoj parakushtet për mjekët për të qenë në shërbim të qytetarëve dhe nevojave tona. Ikja e mjekëve dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë është plaga më e rëndë aktualisht në shëndetësinë tonë”, shtoi Zemaj./Front Online