Home LAJME Ish-ministri i Shëndetësisë: Ikja e mjekëve është plaga më e rëndë në shëndetësinë tonë

Ish-ministri i Shëndetësisë: Ikja e mjekëve është plaga më e rëndë në shëndetësinë tonë

0
Ish-ministri i Shëndetësisë: Ikja e mjekëve është plaga më e rëndë në shëndetësinë tonë

Shumë infermierë po paralajmërojnë ikjen e tyre nga Kosova pothuajse çdo ditë për kushte më të mira të punës.

Shkak i këtij trendi të ikjes së mjekëve, sipas ish ministrit Armend Zemaj është papërgjegjësia e Qeverisë aktuale.

Zemaj ka numëruar disa nga arsyet e largimit të punonjësve shëndetësorë nga vendi ynë.

“Shkak i ikjes së mjekëve nga Kosova vjen si pasojë e papërgjegjësisë së Qeverisë ndaj tyre, e para janë kushtet e punës, ambientet e përshtatshme, pajisjet, barnat e pamjaftueshme, etj., pastaj vije paga, motivimi për karrierë dhe perspektivë, motivi i vlerësimit të mjekëve nga shteti dhe mjedisi ku vepron, etj.

 

Qeveria duhet të krijoj parakushtet për mjekët për të qenë në shërbim të qytetarëve dhe nevojave tona. Ikja e mjekëve dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë është plaga më e rëndë aktualisht në shëndetësinë tonë”, shtoi Zemaj./Front Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here