Kosova po përballet me çmime të larta të produkteve esenciale dhe derivateve të naftës.
Ngritje e çmimeve është duke u vërejtur në çdo sektorë.
Qytetarët po konsiderojnë se çmimet janë bërë të papërballueshme.
Ish-ministri i Financave, në Qeverinë “Haradinaj”, Haki Shatri për Front Online, thotë se janë dy arsye të cilat kanë ndikuar që ngritja e çmimeve ta prek edhe Kosovën.
“Kjo kohë nëpër të cilën po kalojmë nuk konsiderohet si kohë normal duke i marr parasysh dy vitet që kaluam me COVID-19 e kanë sjellë vendin në këtë situatë jonormale. Kriza e fundit në Ukrainë po ashtu ka ndikuar që këto probleme të ashpërsohen dhe mallrat që nuk prodhohen në vend, por importohen çmimet e tyre diktohen nga prodhuesi e jo nga dëshira jonë një pjesë e këtyre mallrave që kanë pësuar ngritje janë të importuar siç është nafta, mielli etj dhe çmimet e tyre diktohen nga lëvizja e çmimit në vendin e origjinales”, deklaroi Shatri.
Ish-ministri i Financave thotë se disa biznese në mënyrë të pandershme po shfrytëzojnë rastin që pa nevojë t’i ngrisin çmimet.
“Kam përshtypjen se një pjesë e ndërmarrësve po e shfrytëzojnë këtë situatë në mënyrë të pandershëm që në emër të krizës t’i shtrenjtojnë çmimet mbi atë që është e nevojshme, mirëpo disa po e keqpërdorin këtë”, u shpreh Shatri.
Ai për këtë i bëri thirrje Qeverisë që t’i aktivizon të gjitha institucionet në mënyrë që t’i dënoj këto biznese.
“Në këtë pik mendoj se qeveria duhet të jetë më aktiv duke i aktivizuar inspektoratit e ndryshme. Dhe me i ndalu aty ku nuk ka arsyeje për rritjen e çmimeve ti dënoj për mos me ndodh kjo”, tha ai për Front Online.
Ish-ministri Shatri: Qeveria t’i subvencionoj disa produkte esenciale
Ngritja e çmimit të derivateve të naftës dhe disa produkteve tjera ushqimore e ka prekur edhe Kosovën.
Çmimet e tyre, nga dita në ditë janë duke shënuar rritje.
Ish-ministri i Financave, Haki Shatri, thotë se për të dalë nga kjo krizë Qeveria do të duhej të mendoj për subvencionimin e artikujve esencial.
“Qeveria ish dashtë me mendu për ndonjë artikull që është esencial me subvencionu ose përmes politikave tjera me ndiku që çmimi i tyre të mos rritet në treg mirëpo edhe këto mundësi janë të kufizuara, Qeveria i ka të limituara kapacitetet”, tha ai për Front Online.
Ngritja e çmimeve/ Ish-ministri Shatri: Qytetarët t’i ulin shpenzimet e luksit
Ish-ministri i Financave në Qeverinë “Haradinaj”, Haki Shatri, në një prononcim për FrontOnline, ka folur për ngritjen e çmimeve në shumë sektorë në Kosovë.
Ai ka kërkuar nga Qytetarët që ta mirëkuptojnë gjendjen dhe t’i ulin shpenzimet e luksit.
“Kjo ngritje po shihet që është një ngritje e krijuar nga rrethanat e jashtëzakonshme qytetarët duhet ta marrin më me mirëkuptim me i reduktuar shpenzime që janë të natyrës së luksit me i zvogëluar daljet me vetura pa nevojë, ne e shohim se njerëzit janë në qarkullim, por kur jemi në situatë krize duhet ta bëjmë një program të reduktuar që sjellët e panevojshme ti evitojmë, Qeveria duhet në anën tjetër tregtaret që i rritin çmimet pa arsyeje me i snaksionu”, tha ai për Front Online.
Ai tha se gjatë muajve në vijim mund të kenë ngritje të çmimeve edhe në produktet tjera.
