Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhevdet Qeriqi, ishte njëri ndër 143 ushtarët që ranë në pritë nga forcat serbe, sot 22 vite më parë.Kjo betejë ndryshe njihet edhe si beteja e Pashtrikut.
Në këtë pritë ndaj ushtarëve të UÇK-së, mbetën të vrarë 41 ushtarë, teksa dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur, në mesin e tyre edhe vetë Qeriqi.
Në një rrëfim për Gazeta Blic, Qeriqi, ka kujtuar këtë ngjarje.





